Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim lamtumire me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori u shpreh se takimi ishte si gjithmonë shumë pozitiv dhe konstruktiv.
“Që kur erdha, tre vjet më parë, Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë krijuar një lidhje tepër të fortë dhe miqësi të vërtetë. I përcolla përshëndetjet e Kryeministrit dhe theksova se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të zgjerojë partneritetin tonë në drejtësi, energji, infrastrukturë, emigracion, mbrojtje, arsim dhe kulturë”, theksoi ai.


