ELBASAN– Mëngjesin e kësaj të marte janë regjistruar dy aksidente në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit.
Për fatin e keq nga njëri aksident ka humbur jetën një person. Mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti i parë u regjistrua në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Raportohet se automjete janë përplasur ku për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Aksidenti i dytë ka ndodhur te Kthesat e Murrashit ku një automjet ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Radar.al
“Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu
Konflikti për pronat mes 2 familjeve në Has, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital


