Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    SIPRI: Shpenzime rekord për armët, përsëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Me ASHM do të lirojmë të burgosurit nga burgu

    May 5, 2025
    Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Me ASHM do të lirojmë të burgosurit nga burgu

    Së fundmi Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e burgjeve shqiptare, pasi sipas tyre abuzimi me paraburgimin ua kalon vendeve më diktatoriale afrikane.

    Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat, sekretari i Përgjithshëm i partisë në fjalë, Tedi Blushi theksoi se mbi 2/3 e personave të ndaluar janë në paraburgim duke theksuar kështu se shumë prej tyre janë pa një akuzë konkrete.

    Blushi shton më tej se kushtet në të tilla ambiente janë jashtë standardeve në një shtet që aspiron standardet europiane.

    “Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë. Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze. Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europiane të drejtësisë. Ky fakt konstatohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Amnesty International, dhe vetë raportimet e Avokatit të Popullit në Shqipëri, denoncojnë mbipopullimin e burgjeve, kushtet çnjerëzore sidomos për të paraburgosurit, mungesën e kujdesit shëndetësor, dhunën, abuzimin dhe keqtrajtimin fizik, si dhe mungesën e aktiviteteve rehabilituese. Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji. Jo vetëm qytetarët në paraburgim dhe ata që vuajnë dënime penale, por edhe vetë punonjësit e burgjeve rezultojnë të jenë viktima të një diskriminimi dhe keqtrajtimi shtetëror. Niveli i pagave është shumë i ulët dhe punonjësit që nisin punën në këtë institucion paguhen pothuajse në kufijtë e pagës minimale”, tha ai.

    Më tej sekretari i Përgjithshëm I PL-së paralajmëroi dhe një plan të gjerë amnistie pas 11 majit, me ndryshime në Kodin Penal dhe hetime në liri për qindra qytetarë të ndaluar padrejtësisht.

    ‘Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale. Me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv.  Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur. Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore. Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit”, tha ai.

    ASHM blushi te lirojme te burgosurit nga burgu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    April 28, 2026

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    April 28, 2026

    SIPRI: Shpenzime rekord për armët, përsëri

    April 28, 2026

    SHBA paralajmeron: Bizneset që bashkëpunojnë  me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.