Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    Tragjedi në Austri/ Makina përplaset me trenin, humb jetën ish-portieri i Arsenalit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Futbolli botëror sërish në kaos/ FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq “FIFA-n”

    July 23, 2024
    Futbolli botëror sërish në KAOS/ FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në GJYQ "FIFA-n", ja shkaku

    Një tjetër kaos mbërthen futbollin botëror. Këtë radhë janë futbollistët të cilët nuk durojnë dot më dhe kanë hedhur në gjyq FIFA-n dhe presidentin Infantino, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar dhe Botërorit të Klubeve që po u imponohet.

    FIFPro Europe dhe Ligat Europiane, një bashkim i ligave kryesore në kontinent, i janë drejtuar Bashkimit Europian për të tentuar që të ndalojnë zhvillimin e Botërorit të Klubeve të ideuar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Në bazën e kërkesës së tyre është ndalimi i një aktiviteti të tillë dhe rishikimi i të gjitha kompeticioneve ndërkombëtare që kanë shtuar numrin e ndeshjeve, si edhe vetë Liga e Kampioneve, duke bërë thuajse inekzistent pushimin për lojtarët.

    ”Kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare është përtej ngopjes dhe është bërë i papërballueshëm për ligat kombëtare, përtej rrezikut për shëndetin e lojtarëve”, shkruhet në kërkesën që do të dorëzohet në gjykatën e Bashkimit Europian. Aty bëhet e ditur se në asnjë moment FIFA nuk ka marrë për bazë si palë në bisedime lojtarët dhe ligat, duke vendosur vetë për ta.

    Studimi tregon se Real Madridi këtë vit, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar, po përballet me një numër absurd ndeshjes, pasi që nga 14 gushti kur nis aktivitete me Superkupën e Europës, deri më 13 korrik kur është finalja e Botërorit të Klubeve, do të jetë i detyruar të luajë plot 72 ndeshje, 10 më shumë se sa një vit më parë, nëse dëshiron t’u shkojë deri në fund turneve.

    fifa futboll Gjyq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    April 16, 2026

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    April 16, 2026

    Tragjedi në Austri/ Makina përplaset me trenin, humb jetën ish-portieri i Arsenalit

    April 16, 2026

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.