Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ndërsa “Tesla” bie globalisht, ukrainasit kapin ofertat: Makina për gjysmën e çmimit! Nga 40K në 18K

    April 23, 2025

    Në një kohë kur shitjet globale të “Tesla”-s kanë pësuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, kompania po përjeton rritje të kërkesës në tregun ukrainas, veçanërisht për modelet e përdorura.

    Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Ukrainës, muajt shkurt dhe mars kanë shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për automjetet elektrike, me “Tesla”-n që kryeson listën e makinave të përdorura elektrike më të shitura.

    Kjo prirje e re shpjegohet kryesisht me çmimet në rënie të automjeteve “Tesla”, për shkak të konkurrencës së shtuar nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike, të cilët ofrojnë alternativa me kosto më të ulët.

    “Është një hap i madh nga një ‘Skoda Superb’, por pikërisht këtë doja,” – u shpreh Anatoliy Trepak, një shofer taksie në Kiev, i cili së fundmi bleu një “Tesla” të përdorur për vetëm 18 mijë dollarë.

    Ndërkohë, çmimet e mëparshme për të njëjtat modele kapnin vlerën e 40 mijë dollarëve, çka tregon një rënim dramatik të barrierës financiare për hyrjen në këtë treg.

    “Pengesa për të hyrë në treg është ulur dhe më shumë njerëz tani mund ta përballojnë,” – tha Bohdan, shitës makinash në një autosallon në Kiev.

    Ndërsa në tregje si SHBA-ja dhe Evropa “Tesla”-t janë shënjestruar me vandalizime, shpesh si reagim ndaj qëndrimeve të pronarit Elon Musk në politikën amerikane, në Ukrainë dominon një narrativë më pragmatike – e fokusuar tek performanca dhe përballueshmëria.

    Në autosallonin e Kievit, blerësit dhe shitësit tregojnë edhe anën humoristike të kësaj situate. Disa pronarë kanë vendosur stickers me ironi politike, si p.sh.:

    “E bleva këtë ‘Tesla’ para se Eloni të çmendej.”

    shitjet Tesla Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.