Ditën e sotme në një takim me të zhvilluar në Maliq, kryeministri Edi Rama u shpreh se burrat e kanë gjysmën e trurit me ujë kënete, sipas tij për shkak se gjysma e tyre kanë bindje të djatha.
Në fjalën e tij Rama theksoi: “e kemi thjeshtë llogarinë, gjysmën e burrave, shumicën e grave dhe të rinjve, jemi yhy ku e ku”.
Ndërsa më tej kryeministri u shpreh se gratë kanë një mision të madh pasi sipas tij “nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja është që jo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë”.
Edi Rama: Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete, por ama e kemi thjeshtë llogarinë, gjysmën e burrave, shumicën e grave dhe të rinjve, jemi yhy ku e ku. Ama se do ua them sot, gratë dhe vajzat i ftoj në pallatin e sportit, do ua them në sy grave kanë mision të madh. Nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja është që jo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë. Ju burrat nëse jeni të mençur, se të mençur jeni përderisa jeni këtu me ne, e dini më mirë sa unë këtë punë. Imagjinoni se çdo ndodhte në Maliq sikur të tëra gratë të iknin një muaj e t’ju linin juve këtu me Gëzimin, të tërë do i kishit leshtë deri këtu (Tregon kraharorin) dhe do vinit vërdallë, vetëm bishti do ju mungonte, të parruar, të palarë, të pangrënë, komplet të mbaruar po shyqyr që keni zonjat, vajzat që mbajnë shtëpinë pastër dhe ju mbajnë ju, pastaj ju bëni punën tuaj këtë nuk ua mohon njeri. E zgjata sepse më pëlqen shumë kur hidhen ata dhe thonë “ne s’jemi çyrykë”. Por kur thonë “gratë tona janë burrnesha”, atë them edhe unë shyqyr janë gratë burrnesha se të ishte për burrat Shqipëria nuk i afrohej kurrë në BE.


