Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Influenceri anglo-amerikan surprizohet me një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

    April 17, 2025

    Andrew Tate, influencuesi i njohur britaniko-amerikan, vazhdon të jetë një figurë mjaft e përfolur në mediat ndërkombëtare, jo vetëm për jetën e tij luksoze por edhe për çështjet ligjore që e ndjekin prej vitesh.

    Ai dhe vëllai i tij janë të akuzuar për trafikim njerëzor, shfrytëzim seksual dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Arrestimi i tyre në Rumani në vitin 2022 ngjalli bujë të madhe, pasi autoritetet rumune pretenduan se kishin ndërtuar një rrjet për shfrytëzimin e grave në industrinë e pornografisë.

    Përveç akuzave ligjore, Tate është kritikuar shpesh edhe për deklaratat e tij provokuese lidhur me gratë dhe marrëdhëniet, çka e ka bërë një nga personazhet më polarizues në rrjetet sociale.

    Së fundmi, ai ka tërhequr vëmendjen me një tjetër episod të pazakontë: një Tesla Cybertruck me targa shqiptare është parkuar në pronën e tij, e regjistruar në emrin e vetë Tate. Influencuesi u shpreh i befasuar, duke deklaruar se nuk e ka blerë vetë automjetin dhe se nuk është adhurues i makinave elektrike.

    “Unë nuk e kam blerë. Nuk më pëlqejnë makinat elektrike. Nuk e di kush e ka sjellë, edhe pse është në emrin tim,” tha ai.

    Ai shtoi me habi se dhurata mund të ketë ardhur nga “djemtë shqiptarë të Londrës”, duke nënvizuar se makina kishte kushtuar shumë dhe se në Shqipëri “gjithçka është legale për para”.

    Çmimi i një Tesla Cybertruck varion nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë, në varësi të konfigurimit.

    Andrew Tate makine targa shqiptare Tesla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.