TIRANË– Një 26-vjeçare është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Ajo është vënë në pranga për veprën penale, Dhuna në familje, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal.
NJOFTIMI I POLICISË:
S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.


