Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht në sistemin unik europian të pagesave

    April 11, 2025
    Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht në sistemin unik europian të pagesave

    TIRANË– Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

    Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

    Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.

    Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA. Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

    Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./Monitor

    “Jam gati të paguaj mëkatet e mia”, Vrasësi i Ilaria Sulës i kërkoi ndjesë, familja: Na kthe vajzën…

    Aksident në Berat/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë 50-vjeçari

    LaCivita ironizon Ramën: Kush është bufi dhe kush është miu


     

    Bankat shqiptare EPC SEPA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    June 24, 2026

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    June 24, 2026

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    June 24, 2026

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.