Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    Trump: SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, njofton marrëveshje të gjerë me vende të rajonit

    Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas 10 orësh kërkimesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shehaj sugjeron: Mbyllim RTSH-në, kursejmë paratë tona

    April 9, 2025
    Shehaj sugjeron: Mbyllim RTSH-në, kursejmë paratë tona

    Nëpërmjet një videoje të postuar së fundmi në profilin e tij zyrtar në Facebook, politikani i njohur Agron Shehaj sugjëron mbylljen e RTSH-së.

    Kjo pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik shpenzohen kot.

    Në videon e postuar në rrjet, Shehaj shprehet se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 milionë euro në vit.

    “Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, shprehet Agron Shehaj.

    Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar gazetari i njohur Lutfi Dervishi.

    “Ideja që RTSH duhet mbyllur është po aq e vjetër sa disa programe të saj. Është refreni i zakonshëm i një shoqërie që, përballë çdo problemi, mendon me gërshërë: “Preje!” Por sfida e vërtetë nuk është ta mbyllësh, por ta kthesh në jetë. Jo në një jetë zombish televizivë që lexojnë teleprompterin, por në një media publike, që i përket… publikut. Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një ekran që nuk e mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut, dhe që nuk e sheh shikuesin si konsumator memesH. Mbyllja është sport popullor, të gjithë e dinë si bëhet. Por ndërtimi i diçkaje që ngre nivelin kulturor e informues është një sport elitar; jo nga arroganca, por nga dëshira dhe etja për cilësi në një det meskiniteti e mediokriteti. E keqja është gjithmonë më e shpejtë, më me zë, më me ngjyra, më virale, madje edhe më interesante po të duash. Por nuk është arsye për t’i dorëzuar flamurin. Po, banaliteti është bërë luks, shitet kudo, pihet me pije energjike dhe vishet me fjalë anglisht. Por në një vend ku finesa duket si gabim drejtshkrimi, RTSH mund dhe ka potenciale të bëhet vendstrehimi i arsyes, dinjitetit dhe inteligjencës. Po, ka shumë pluhur mbi RTSH, por pluhuri nuk hiqet me buldozer. Duhet pastrim, vizion dhe mbi të gjitha: guxim për të mos i rënë shkurt. Sepse kur çdo gjë tjetër bërtet, si të marrët që kanë marrë kot, duhet dikush që të thotë diçka me mend. Dhe nëse kjo nuk vjen nga televizioni publik, atëherë nga kush e pret të vijë? Pra i duhet dhënë mundësi, aq më tepër në kohëra kur logjika duket se ka marrë lejen e zakonshme”, shkroi Dervishi në reagimin e tij.

     

    reagon lutfi dervishi Shehaj sugjeron mbylljen e rtsh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    June 11, 2026

    Trump: SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, njofton marrëveshje të gjerë me vende të rajonit

    June 11, 2026

    Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas 10 orësh kërkimesh

    June 11, 2026

    Alarm i rremë në Pentagon/ Evakuimet dhe bllokimi i kateve rezultuan masë paraprake, nuk u gjet kërcënim real

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.