Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Në zemër të Europës, Belgjika akuzon 8 persona në PE për korrupsion

    April 4, 2025

    Tetë persona janë akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale – pas një hetimi në Parlamentin Evropian, tha sot në një deklaratë prokurori publik i Belgjikës, sipas “Reuters”.

    Akuzat vijnë pasi prokurorët belgë thanë më 13 mars se kishin arrestuar disa individë në Parlamentin Evropian të dyshuar për korrupsion dhe rryshfet.

    Autoritetet policore kontrolluan dy zyra që i përkisnin disa asistentëve politikë të Parlamentit Evropian në Strasburg.

    Policia kontrolloi zyrat më 13 mars, në të njëjtën ditë kur autoritetet bastisën më shumë se 20 adresa në Belgjikë dhe Portugali, si pjesë e një hetimi për korrupsionin në Parlament që dyshohet se përfitonte “Huawei”.

    Një nga zyrtarët konfirmoi se kërkimi në Strasburg ishte pjesë e hetimit mbi praktikat e lobimit të “Huawei”.

    Deputetët dhe ndihmësit e tyre kanë zyra në ambientet e institucionit në Bruksel, ku zhvillohet aktiviteti i rregullt parlamentar, si dhe në selinë zyrtare të institucionit në Strasburg, Francë, ku zhvillohen seancat plenare.

    Dy zyra në Bruksel u kontrolluan në fillim të këtij muaji dhe iu dorëzuan qiramarrësve të tyre.

    Prokurorët belgë hetuan nëse “Huawei” kishte bërë pagesa të paligjshme – për të marrë një letër të hapur të shkruar, të nënshkruar nga tetë parlamentarë evropianë, e cila mbronte interesat e gjigantit të teknologjisë kineze.

    Një zëdhënës i “Huawei” tha në një deklaratë se kompania kishte një politikë zero tolerance ndaj korrupsionit apo keqbërjeve të tjera dhe se ishte e përkushtuar të respektonte të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në çdo kohë.

    korrupsion Parlamenti Europian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    June 17, 2026

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    June 17, 2026

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    June 17, 2026

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.