TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vdekjen e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta orët e para të kësaj të enjteje në moshën 91-vjeçare.
POSTIMI I PLOTË I BEGAJT:
Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.
Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite./Radar.al
Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa


