Gjatë prime-t të djeshëm në “BBVA4” banorët u vendosën përballë një loje interesante.
Në ekran u shfaqën disa tituj lajmesh të publikuara nga mediat. Për rrjedhojë ata duhej të përcaktonin nëse lajmet ishin të vërteta apo jo. Nëse ata ia dilnin të siguronin përgigje tyë sakta do të siguronin më shumë buxhet për javën në vijim.
Të vetmit që nuk morën pjesë në këtë lojë ishin, Egli dhe Jozi. Kjo pasi dyshja në fjalë një moment ka dalë nga shtëpia dhe e dinte siuatën jashtë më mirë se pjesa tjetër e shtëposë.
Një nga lajmet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë e gazetares Dasara Karaiska që bëri bujë në media, e cila publikisht tha se Jozi është homoseksual.
Sapo u shfaq ky titull në ekran, banorët shpërthyen në të qeshura, duke e cilësuar atë si të pavërtetë.Por në fakt ky lajm ishte i raportuar jashtë shtëpisë, pavarësisht se Jozi e mohoi kategorikisht.
Në lidhje me këtë situatë Jozi u shfaq i sikletosur ndonëse u mundua që ta kalonte me të qeshura.


