Vatikani para pak çastesh ka njoftuar se Papa Françesku ka lënë ambientet e spitalit dhe është përmirësuar nga ana shëndetësore.
Më tej mësohet se Papa vijon të mbajë meshën çdo mëngjes, nga kati i dytë i Casa Santa Marta, rezidenca ku ai banon.
Referuar fjalimeve të mbajtura mësohet se frymëmarrja e tij dhe zëri po tregojnë përmirësim të ndjeshëm.
Ndërsa mësohet se marrja e oksigjenit kryhet gjatë natës apo në rastet e nevojshme.

