Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Berisha prezanton programin për mjedisin, online dhe dhëndri i tij

    March 31, 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti sot programin e PD-së për ‘Shqipërinë Madhështore’, për sektorin e Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave.

    Ndërsa nuk mungoi si pjesë e panelit dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ka qenë në lidhje online për shkak të masës arrest shtëpie nga GJKKO dhe SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, ku është i akuzuar e i pandehur edhe vetë ish-kryeministri (me detyrim paraqitjeje).

    Në fjalën e tij, Berisha tha se, “mjedisi, me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori. Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare”.

    “Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit”, theksoi Berisha.

    “Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona”, tha Berisha, megjithëse shtoi ai, “ne ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre”.

    Pra, shtoi ai, “mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare”.

    Duke prezantuar programin e PD për mjedisin, Berisha tha se “projekti ynë ka një synim, vendosjen e standardeve më të mira evropiane”.

    Standarde, që sipas tij, “synojnë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të pastër, një mjedis të monitoruar, një mjedis të zhvilluar”.

    “Kompleksi mjedisor, faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin, do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin”, tha Berisha.

    “Nuk ka dyshim se pyllëzimi real do jetë një drejtim qendror. Pyllëzimi do të gërshetohet me mbjelljen e drurëve frutorë. Por kjo nuk do të thotë se do hiqet dorë nga mbjellja e drurëve të tjerë nativë për zonat ku ato janë”, theksoi ai.

    “U shkatërrua e tëra infrastruktura e mbrojtjes së pyjeve. U shkatërrua e tëra infrastruktura e kullotave. Rindërtimi i institucioneve të këtyre fushave, veprimtaria e tyre në përputhje me standardet evropiane, do jetë zotimi ynë para shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.

    Kreu i PD, theksoi se, “potencialet e ringritjes janë reale dhe ne jemi të vendosur t’i japim me programin tonë, mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujërave dhe ajrit, investimet më serioze në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt standardet evropiane në këto fusha si standardet më të mira për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve shqiptarë”.

    Jamarbër Malltezi mjedisi sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    July 26, 2026

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    July 26, 2026

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    July 26, 2026

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.