Kryeministri Edi Rama është takuar sot me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Rama tha se Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit europian dhe se arvanitasit janë të njohur këtu për faktin se për vite të tëra ishin mbrojtësit e Kretës.
“Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjeshtë për Greqinë, por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë Zeusi rrëmbeu princeshën që më pas e çoi diku tjetër, dhe emri i saj ishte Europa. Ndaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit europian.
Arvanitasit janë të njohur këtu për faktin se për vite të tëra ishin mbrojtësit e Kretës”, tha Rama.


