Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Takim historik”, Vance nga Zvicra: Trump na ka ngarkuar të hapim një faqe të re me Iranin

    Eskortat “mbysin” burgjet/ 6 prokurori hetojnë 17 raste të takimeve speciale! Fenomeni si “qokë” për zgjedhjet parlamentare

    Nga dyshimet te përfshirja elementëve të huaj, sot është fakt: Kur preken flamujt e ambasadave, duhet një hetim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Një shqiptar merr drejtimin e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor

    March 28, 2025

    Një shqiptaro-amerikan do të marrë drejtimin e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor. Kjo bëhet me dije nga Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka postuar edhe një video të tij.

    “Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, shkruan Ambasada amerikane.

    “Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petro Nini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në New York.

    Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritur këtë majë dhe më jepet një shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën.

    Ndaç babanë, ndaç gjyshin i kam pasur ushtarakë kështu që ushtria më tërhoqi pak, edhe Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thashë pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane.

    Me thënë të drejtën e ka filluar si marinar i thjeshtë. Gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë, e një mundësi më shumë lëvizën gjërat.

    Gjatë karrierrës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke pëfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera.

    Ekziston një farë theksi atje dhe gjithmonë tërheq atë pyetjen nga dikush: nga e keni prejardhjen? Dhe e them me shumë krenari që jam shqiptar”,- shprehet Alban Dervishi.

    Alban Dervishi ambasada anije luftarake SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Takim historik”, Vance nga Zvicra: Trump na ka ngarkuar të hapim një faqe të re me Iranin

    June 21, 2026

    Eskortat “mbysin” burgjet/ 6 prokurori hetojnë 17 raste të takimeve speciale! Fenomeni si “qokë” për zgjedhjet parlamentare

    June 21, 2026

    Nga dyshimet te përfshirja elementëve të huaj, sot është fakt: Kur preken flamujt e ambasadave, duhet një hetim

    June 21, 2026

    E rëndë në Maliq, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.