Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndau progresin e projektit të “Auto Moto Park” në Shqipëri.
Ky projekt mësohet se është bërë nga një bashkëpunim i ngushtë me Fomula 1.
Rama theksoi se ambicia e Shqipërisë, në lidhje me këtë situatë, mbetet që në vitin 2030, të jetë një nga vendet pritëse të garës së Formula 1.
“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë edhe vendi pritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceputeshme deri pa ca kohësh e nga vende shumë më emër se në, por ja që në ja dalim dhe aty ku basti duket i pamundur”, tha kryemnsitri.
Ndërsa më tej Rama shpjegon se se ky projekt nuk është thjesht për garën me makina, por ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, duke krijuar një destinacion të ri që do të fokusohet në sigurinë rrugore.
“Ky projekt është ekonomi, nuk është vetëm garë me makina. Sepse ne 365 ditë do të krijoj një destinacion që në qendër do jetë siguria rrugore, ku që nga fëmijët deri te të rriturit që ngasin një makinë, do u referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë të të qenit tonë anëtare të BE”, tha Rama.
Gjithashtu Rama njoftoi edhe një tjetër projekt për qytetin e Elbasanit, ku do të ndërhyhet në Bibliotekën e qytetit për ta kthyer atë në një destinacion kulture dhe libri.


