TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes komunikimit live me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale është ndalur edhe tek mbyllja e platformës TIKTOK.
Rama deklaron se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart, ndërsa shton se të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme.
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne.”- tha Rama./Radar.al


