Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani, mësohet se intervistën e tij të parë e ka dhënë për gazetën “Tema”, e cila pritet të botohet së shpejti.
Më tej mësohet se gjatë intervistës diskutimi u fokusua rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri.
Imzot Joani më tej rrëfen më tej dhe se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.
“Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i njihnim përmes Theofan Popës. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherë.”
Gjithashtu zbulon se kontaktin e parë me Kryepeshkopin Anastas, imzot Joani e pati në 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas që nga rinia.
Kështu ai krijoi një kontakt me Kryepeshkopin, të cilit i bëri me dije se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.
Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.
Për të mësuar më shumë rreth tij na mbetet të presim momentin kur intervista do të botohet e plotë sonte afro orës 20./ Marrë nga Tema


