Para pak çastesh një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Burimet bëjnë me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë e për rrjedhojë janë plagosur 3 persona.
Më tej thuhet se dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Njëri nga të plagosurit mësohet se është nisur drejt Tiranës.
Deri më tani akoma nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa thuhet se po vijojnë hetimet.


