Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 16 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP3

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Më ngjau me Talo Çelën”, Dëshmia e Nuredin Dumanit: Ata që më qëlluan s’i njoh

    March 25, 2025
    “Më ngjau me Talo Çelën”, Dëshmia e Nuredin Dumanit: Ata që më qëlluan s'i njoh
    Nurerdin Dumani

    TIRANË– Këtë të martë ka vijuar sërish seanca ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani bën dëshminë e tij lidhur me dosjen “Plumbi i artë”.

    Dumani u është përgjigjur pyetjeve të avokates së Altin Ndocit, në lidhje me atentatin që i është bërë.
    Bashkëpuntori i drejtësisë ka deklaruar se dëshmitë i ka dhënë në spitalin e burgut, por sqaroi se personat që qëlluan ndaj tij, nuk i kishte dalluar, ndërsa the se shoferi i ngjau me Talo Çelën.

    “Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela. Kur dola nga burgu, fola me Festim Qolin për një shef policie që më kishte rrahur por pasi e mora vesh që ishte vrarë i thashë Festes se e kishte zënë haku i tij se ia kishte bërë me të padrejtë.”-tha Dumani.

    DËSHMIA NË GJYQ ME 20 MARS

    “Henrik Hoxhajn e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati nr 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim”, rrëfeu Dumani historinë me ish-komisarin e ndjerë dhe njohjen me Hoxhën.

    “Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim, sepse ai ishte tapë. Herën e dytë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte kohë Covidi”, tregon i penduari i drejtësisë.

    Dëshmia e tij shkaktoi irritimin e të pandehurit Enver Diva, që e kundërshtoi ashpër nga kafazi.

    “Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim.”-tha Diva./Radar.al

    Dh*nuan Klea Prengën/ Buzëqeshja ‘vesh më vesh’, motrat Berisha paraqiten në gjykatë

    Shenjat më me fat të horoskopit për javën 24-30 Mars 2025

    ditelindjen

    Dosja "Plumbi i Artë" Nurerdin Dumani Talo Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 16 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 16, 2026

    Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP3

    June 16, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    June 16, 2026

    Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.