Dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia në Korçë, e cila po zhvillon një operacion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Sipas informacioneve, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e komisariatit kanë filluar aksionin i cili është ende në vazhdim për të kapur persona të cilët vendosin baste sportive.
Nuk dihet ende nëse do të ketë të arrestuar por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe aktualisht po merren në pyetje nga oficerët e policisë.


