KOSOVË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit nuk iu dha leje nga Gjykata Speciale të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ka mbërritur sot në Kosovë.
Me kurorën e luleve në duar Hashim Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babai i ndjerë, Haxhi Thaçi.


Mësohet se Gjykata Speciale, i ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.
Lajmin e bëri të ditur Nasim Haradinaj,i cili përmes një postimi në Facebook shkruan: E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total./Radar.al


