Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Silvinjo pakt me Brojën, Zabaleta del në origjinë

    March 20, 2025

    Zabaleta del në “origjinë” dhe shtrëngim duarsh Silvinjo-Broja. “Panorama Sport” ju sjell reportazhin nga stërvitja e djeshme e Kombëtares shqiptare.

    Për rreth 1 orë e 30 minuta, ekipi përfaqësues mbylli përgatitjet në Tiranë paraditën e djeshme, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare. Me grupin në fillim të seancës u bashkua edhe Ismajli me Kumbullën, por të dy mbrojtësit u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dy lojtarët do të udhëtojnë me skuadrën në Londër për ndeshjen me Anglinë.

    SEANCA- Pas ushtrimeve të lehta atletike në formën e nxehjes, ekipi u fokusua te loja me top duke u ndarë në dy grupe. Ajo që mori kohën më të madhe të seancës, ishte testi brenda grupit, ndërsa u provuan edhe situata apo skema të ndryshme të lojës, po ashtu edhe goditjet standarde dhe ato në portë.

    ZABALETA- Për rreth 10 minuta gjatë testit brenda grupit, kur Gjimshiti dhe Ajeti u larguan, sepse morën ngarkesën e duhur, duke qenë se kanë pasur një sezon të ngarkuar, në mbrojtje veshi fanellën Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i Kombëtares. Argjentinasi i cili me futbollin e luajtur është mbajtur mend si një mbrojtës agresiv dhe për lojën e ashpër, nuk mund të mos dilte në “origjinë” dhe “viktima” ishte Nedim Bajrami. Pasi mori një pasim nga Asllani dhe po tentonte të kontrollonte topin, Zabaleta i ndërhyn nga mbrapa, me Nedimin i cili ndaloi një moment dhe po duronte dhimbjet e goditjes. Një paralajmërim për mesfushorin anësor për ta kuptuar se çfarë e pret në “Uembli”. Gjithçka kaloi dhe Bajrami vijoi lojën normalisht.

    BROJA-SILVINJO- I rikthyer nga një dëmtim në kavilje, Silvinjo e di shumë mirë sa i rëndësishëm është Armando Broja për ekipin kombëtar. Kur nuk kishte mbetur edhe shumë nga seanca stërvitore, trajneri dhe sulmuesi po bisedonin nga afër, në lidhje me diçka teknike që braziliani po i shpjegonte. Në fund, gjithçka mbyllet me një shtrëngim duarsh. Sulmuesi pritet të marrë minuta.

    UDHËTIMI- Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe pasdite fluturoi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Londrës. Pas akomodimit, ditën e sotme skuadra do të mbyllë përgatitjet në stadiumin “Uembli”, ku do të zhvillojë seancën e fundit zyrtare stërvitore. Përballja me Anglinë do të luhet nesër në orën 20:45./PanoramaSport

    Armando Broja Silvinjo Zabaleta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    June 18, 2026

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    June 18, 2026

    Balla: Protestat ia morën sheshin Berishës, humbësi më i madh është ai

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.