Gazment Bardhi kreu i grupit Parlamentar i PD-së është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.
Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj ju drejtua se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë
Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq
Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat
Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?
Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime
Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj
Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.
Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë
Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin
Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike


