TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme gjatë konferencës për media ka komentuar veprimin e ligjvënësit Flamur Noka.
Deputeti demokrat në seancën e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë tregoi gishtin e mesit, në shenjë ironie për numrin 5 të PS në fletët e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një gjest ky që u interpretua si një ironi ndaj qytetarëve që do të votojnë PS-në më 11 maj.
Sa i takon kësaj ngjarje Berisha u shpreh se ishte keqintrepretim, duke thënë se Noka mund mos ta kishte bërë këtë gjest. Ndërkohë shtoi se e kupton idenë e Flamur Nokës, pasi PS sipas Berishës kupton vetëm gjuhën afrodiziake.
PYETJA: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirisht?
“Bën një keqinterpretim ti aty, ishte krejtësisht tjetër. Pastaj, Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri i njeh ata se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di se ata kuptojnë më mirë se gjithçka tjetër gjuhën afrodiziake. Kjo ishte, kështu e interpretova unë atë.“- tha Berisha./Radar.al


