Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksion në Gjirokastër, 16 urdhër-arreste për punonjësit e OSHEE

    March 19, 2025
    Aksion në Gjirokastër, 16 urdhër-arreste për punonjësit e OSHEE

    GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion për goditjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

    Burime bëjnë me dije se autoritetet loakle po kryejnë ekzekutimin e urdhër-arresteve për rreth 16 punonjës të OSHEE në Rajonin e Gjirokastrës, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për punonjës të sektorit teknik dhe akuzohen për favorizimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në rajonin e Gjirokastrës.

    Operacioni është ende në zbatim dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar si nga policia, ashtu edhe nha prokuroria e Gjirokastrës.

     NJOFTIMI I PLOTË: 

    DVP Gjirokastër

    Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, mbi kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, finalizohet operacioni policor i koduar “Kilovati”.

    Ekzekutohen masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 16 shtetas:

    ✅“Arrest në burg”, për 4 shtetas dhe “Arrest në shtëpi”, për 6 shtetas, punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;

    ✅“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet këtyre matësve.

    Shpallet në kërkim 1 ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

    Sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

    Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë:

    •“Arrest në burg”, për shtetasit:
    -S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
    -R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
    -R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
    -I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

    •”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
    -Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
    -E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
    -R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
    -S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
    -S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
    -T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

    •Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

    Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

    Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”./Radar.al

    “7X7=313”/ Basha i përgjigjet Kryeministrit: Mos kaj Rame

    Aksion në Gjirokastër OSHEE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    July 7, 2026

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    July 7, 2026

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    July 7, 2026

    Trump për Melonin: Më pëlqen, është një person i mirë

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.