Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Avokati tregon arsyen pse Gjykata Specialja nuk e lejoi Thaçin të merrte pjesë në varrimin e babait

    March 18, 2025
    Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
    Hashim Thaçi

    Aktakuza e dytë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dyshohet të jetë arsyeja e mundshme që Gjykata Speciale nuk i dha leje atij të merrte pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçi.

    Avokati Ardian Bajraktari, tha se nuk ka bazë për moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij, pasi është vendim jo human dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

    Bajraktari theksoi se aktakuza e dytë, mund të ketë pasur impakt në lidhje me refuzimin e kërkesës së Thaçit për të ardhur sot në Kosovë.

    Gjykata Speciale në Hagë në dhjetor të dhjetor 2024, ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

    “Vlerësoj që nuk ka absolutisht bazë për moslejimin, për faktin se përveçse është një kërkesë e bazuar, edhe në të kaluarën kur kemi pasur raste kur ka aprovuar Gjykata Speciale vizita të tilla, edhe Thaçi, edhe të tjerët iu kanë përmbajtur me përpikëri kërkesave, përkatësisht kritereve të vendosura nga ana e Dhomave të Specializuara. Prandaj, e vlerësoj që një gjë e tillë, nuk do të duhej të ndodhte. Përkatësisht, do të duhej t’i mundësohej pjesëmarrja në varrim. Por, tashmë vlerësoj që ky vendim është në vazhdën e jo pak vendimeve të natyrës absolutisht jo humane. Njëra prej arsyeve që eventualisht mund të ketë ndikuar në një vendim të tillë, përkatësisht moslejim për të marrë pjesë, vlerësoj që akuza e dytë e cila natyrisht siç e kemi thënë edhe herëve të tjera, në bindjen tonë është absolutisht e pabazuar. Megjithatë, kjo mund të ketë pasur impakt në lidhje me këtë çështje”, tha Bajraktari.

    Bajraktari u shpreh se ditëve në vijim Dhomat e Specializuara duhet të lejojnë lirimin e Thaçit për të marrë pjesë në pritjet për humbjen e babait të tij.

    “Bazuar në praktikën që është ndërtuar prej Dhomave të Specializuara sa i përket çështjeve të tilla, vlerësoj që në ditët në vijim do të duhej të lejohej të marrë pjesë zoti Thaçi në ceremoninë e pritjes, së paku të çmallet dhe ngushëllohet reciprokisht me familjarët e vet, për këtë vdekje të babait”, theksoi Bajraktari.

    Babai ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, disa kohë pasi u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ditë më parë, Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne pranë QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

    Varrimi i tij u bë sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skënderajt.

    Babai Gjykata Speciale Hashim Thaçi varrimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.