Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme ku një furgon përplasi disa këmbësorë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një 20-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në “The Strand” në qendër të Londrës të martën pasdite, tha Policia Metropolitane.
Për rrjedhojë të ngjarjes vajza rreth 20-vjeç u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.
Policia tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri ka marrë lëndime të lehta.
Nga ana tjetër bëhet me dije se drejtuesi i furgonit, një 26-vjeçar , i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, është vënë në pranga.


