Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti i rëndë i ndodhur së fundmi në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.
Mësohet se viktima është Ilir Mimimi, 55 vjeç.
Ajo çfarë është zbuluar është fakti se 25 vite më parë, babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje nga një makinë në të njëjtin vend.
Kujtojmë se Mimimi ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë ka humbur gjurmë.
Burimet bëjnë me dije se autoritetet po vijojnë kërkimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit.
Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.
Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


