Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kombëtarja “ngujohet” në kullë përpara Anglisë

    March 18, 2025

    Regjim ushtarak para Anglisë dhe “ngujim në kullë”. Silvinjo e ka marrë më se seriozisht nisjen e kapitullit të ri të Kombëtares shqiptare, që ka synim kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.

    “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se lojtarëve të Kombëtares iu është vendosur një rregullore strikte për këto ditë qëndrimi në Tiranë. Nuk do të ketë takime apo kafe gjatë grumbullimit, siç ndodhte në pjesën më të madhe të kohës më herët. Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe me pjesën e akomodimit, pasi lojtarët janë vendosur në një vend tjetër dhe jo te hoteli që kanë qëndruar deri tani.

    “NGUJIMI NË KULLË”– Gazeta mëson se ekipi kombëtar ka ndryshuar edhe hotelin. Akomodimi i ri është bërë në hotelin që është pjesë e stadiumit dhe të gjithë lojtarët do të qëndrojnë aty deri në përfundim të dy ndeshjeve kualifikuese. Një ndryshim i tillë, i forcuar edhe me një rregullore normale, bën që Silvinjo t’i ketë më të përqendruar futbollistët e tij dhe mendja do të fokusohet vetëm te dy ndeshjet e radhës.

    RREGULLORJA- Nëse më herët dikush nga rrethi shoqëror apo i/e njohur mund të kalonte kohë me lojtarët kuqezi në ambientet e kafes së hotelit, tashmë diçka e tillë nuk lejohet. Futbollistët duhet të pushojnë në dhomë dhe kur do të kërkojnë të kalojnë kohë në pishinë, SPA apo për një ecje, duhet të marrin lejë te përgatitësi atletik i skuadrës. Një tjetër pikë e rregullores strikte, është se lojtarëve nuk iu lejohet të dalin nga dhoma pas orës 22:00 e mbrëmjes.

    Një rregullore, e cila për profesionalizmin që futbollistët duhet të kenë, patjetër që duhet të zbatohet. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte në transfertën e Uemblit dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Andorrën në “Arenën Kombëtare”. Sfidat e tjera do të zhvillohen në muajin qershor./PanoramaSport

    angli Kombetarja Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    June 18, 2026

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    June 18, 2026

    Balla: Protestat ia morën sheshin Berishës, humbësi më i madh është ai

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.