KOÇAN-Ish-përgjegjësi për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, Blagojço Georgiev ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka fajësuar pronarët e diskotekës për shumë parregullsi.
Georgiev ka deklaruar se gjatë periudhës që është marrë me sigurinë e klubit, ka vërejtur një sërë problematikash.
Sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materiale të lira dhe leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.
“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, nuk ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Më akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital!:”- është shprehur Georgiev i mbytur në lot./Radar.al


