TIRANË– Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë përmes një postimi në Facebook ka ironizuar Lulzim Bashën lidhur me një video që ky i fundit kishte postuar drejtuar Kryeministrit, në të cilën i tregonte se po punon për fushatën zgjedhore.
Ndërsa Rama me Ironi i kujton të gjithë gafat që demokrati ka bërë ndër vite, ndërsa në fund i thotë: Jam tremb se ti do fitosh prap or Lul po hallall, hallall se e meriton vetëm bëhu i gjallë, mos mu nda tashti.
FJALA E RAMËS:
Duke shkuar rrugës për Fier më vjen kjo video nga Luli. Po mor Lul si mos pyes për ty. Na thave sytë more zotëri. Si thanë vdiq Luli, nuk e besova se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42 dhe se luan topi. Ku ka vdekje q ëtë afrohet ty mer Lul, Vetëm kur dole aty dhe the jam gjallë, thash mos po rren tashi. I ndeze motorrët eee, i madh je. Shyqyr mor Lul shyqyr, bravo euroatlantikëve që stë kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Plus kush vjen me ty fiton edhe kur humb fiton, prandaj forca. Jam aty ku m’ke lënë Lul, sipër çadrës tënde. Eh ça kohe ishte ee, ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me balli lart, flokët si gjithmonë pik dhe me atë xhepin tat plot me mesazhet e dokut tënd që të çonte zemra në iphone. Jam tremb se ti do fitosh prap or Lul po hallall, hallall se e meriton vetëm bëhu i gjallë, mos mu nda tashti./Radar.al


