Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shkon në 59 numri i persona të vdekur nga zjarri në RMV

    March 16, 2025
    Shkon në 59 numri i persona të vdekur nga zjarri në RMV

    MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase.

    Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

    Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

    Rreth 1.500 persona është thënë se kanë marrë pjesë në koncert.

    “Në momentin e shpërthimit të fishekzjarrit, lënda duket se ka prekur tavanin, i cili është ndërtuar me material të ndezshëm dhe brenda një kohe të shkurtër është përhapur në gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i rëndë. Brenda një kohe të shkurtër kanë arritur zjarrfikësit nga qytetet e afërta, ndërsa helikopterët e Ministrisë së Brendshme janë angazhuar për t’i transportuar të plagosurit në klinikat në Shkup”, ka thënë Toshkovski.

    Ai ka thënë se nëpër spitale ka të vdekur që duhet të identifikohen përmes autopsisë.

    Sa i përket përgjegjësisë për incidentin, ministri ka thënë se disa njerëz “janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar, dhe organizatorët e koncertit janë në mesin e më të plagosurve”.

    “Me këtë rast, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë tragjedi”, ka thënë ministri.

    Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski ka thënë përmes një postimi në Facebook se Qeveria është “plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u përballur me pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë”.

    Ai ka thënë e diela është “ditë e vështirë dhe shumë e rëndë” për shtetin, i cili ka humbur kaq shumë të rinj.

    Të plagosurit janë dërguar nëpër spitale të ndryshme

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka thënë se 118 të plagosur janë shtruar nëpër spitale në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas tij, të gjitha autoritetet shëndetësore janë mobilizuar edhe disa të plagosur që fillimisht janë dërguar në Shtip, tani janë duke u transportuar në spitalin e Shkupit, Shën Naum Ohridski.

    “Po kujdesemi për të gjithë, po punojmë me të gjitha kapacitetet për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundshme. Nuk do të spekuloja sa janë në gjendje kritike, por do të shkoj te Separtamenti i Kirurgjisë për të marrë informacion të hollësishëm”, ka thënë Taravari.

    Ai e ka përmendur se ka biseduar me drejtorin e Departamentit për transfuzion të gjakut dhe që aktualisht nuk ka nevojë për gjak.

    Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

    “Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

    Ndërkohë, Kryqi i Kuq është duke bërë përpiluar listën për të përcaktuar identitetet e të vdekurve.

    Reagimet për incidentin

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjarëve për incidentin, përmes një postimi në X – dikur Twitter – dhe ka thënë se “humbja e kaq shumë të rinjve është tragjedi përtej fjalëve”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është thellësisht i mërzitur nga lajmi për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut.

    “U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre, si dhe liderëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë shtetit në këtë periudhë të rëndë. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, ka thënë Kurti në X.

    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se është thellësisht e mërzitur nga lajmi për tragjedinë.

    “Ngushëllime të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. BE-ja ndan dhimbjen me njerëzit e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kallas në X.

    Ambasdorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka thënë se është zemërthyer pas lajmit për viktimat.

    “Humbja e kaq shume të rinjve në një komunitet është tragjedi e madhe. I kam ofruar ndihmë kryeministrit dhe të gjitha resurset, si dhe lutem për ata që janë në vuajtje sot”, ka thënë Aggeler përmes një postimi në X.

    Ngushëllime ka shprehur edhe Ambasada amerikane në Kosovë, dhe incidentin e ka përshkruar si tragjik./REL

    59 viktima ne Maqedoni Tragjedia e Koçanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.