DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e makinave.
Raportohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford”. Dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore./Radar.al


