Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur dyshime rreth synimit të liderit rus për të ndalur luftimet me Ukrainën.
“Rusia nuk të jep përshtypjen se dëshiron seriozisht paqen”, tha Macron pas takimit “virtual” të së shtunës me liderë të tjerë evropianë dhe perëndimorë.
Në vend që t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-të, Rusia po intensifikon sulmin e saj, shtoi ai.
“Presidenti Putin dëshiron të marrë gjithçka – pastaj të negociojë. Nëse duam paqe, Rusia duhet të përgjigjet qartë dhe presioni duhet të jetë i qartë, në koordinim me SHBA-të, në mënyrë që të arrihet një armëpushim”.


