– Milani është i pamposhtur në 12 ndeshje të Serisë A kundër Komos (7F, 5B), duke gjetur fitore në të tri ndeshjet kundër këtij kundërshtari në vitet 2000; e vetmja herë që kuqezinjtë regjistruan 4 suksese radhazi kundër liqenorëve në kampionat daton në periudhën midis 1951 dhe 1952.
– Komo ka fituar vetëm një nga 12 transfertat kundër “Djallit” në Serinë A (B4 H7): 2-0 më 13 janar 1985, me gola nga Mateoli dhe Bruno; Për më tepër, në pesë vizitat e fundit në “San Siro” kundër kuqezinjve në turne (më e fundit në 2003), Komo nuk ka arritur të gjejë rrjetën.
– Ekipi i Konseisaos ka fituar pesë nga 6 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve që e nisën ditën e ndeshjes në anën e djathtë të tabelës (1H), po aq suksese sa në 13 ndeshjet e mëparshme kundër këtyre skuadrave (6B, 2H).
– Skuadra e Sesk Fabregas është e pamposhtur në tri nga katër ndeshjet e fundit në Serinë A (2F 1B), po aq herë sa në tetë ndeshjet e mëparshme të kampionatit, megjithatë kanë gjetur vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit në transfertë (3H 6B): 2-0 kundër.
– Milani ka pranuar saktësisht dy gola në secilën nga katër ndeshjet e fundit të ligës dhe vetëm tri herë në historinë e tyre ka pësuar më shumë se një gol në pesë ndeshje radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A: dy herë në vitet 1940 dhe së fundmi në prill 1974.
– Komo ka fituar 17 nga 29 pikët e saj në këtë Seri A ndaj kundërshtarëve, që aktualisht janë në gjysmën e parë të tabelës: vetëm Napoli (30), Atalanta (22), Inter (20) dhe Juventus (19) kanë marrë më shumë pikë kundër këtyre skuadrave në turneun aktual.
– Nga njëra anë, “Djalli” është skuadra që ka tentuar më shumë goditje nga jashtë zonës në këtë Seri A (148); nga ana tjetër, vetëm Bolonja (79) ka lejuar më pak gjuajtje nga distanca se “Liqenorët” (95).
– Komo është skuadra e dytë në 50 vitet e fundit që ka dy lojtarë që kanë shënuar të paktën pesë gola në një sezon të Serisë A para se të mbushin 21 vjeç (5 gola për Diao dhe 6 për Niko Paz), pas Andrea Pirlos dhe Mohamed Kalonit, që diçka të tillë e bënin te Rexhina 1999/2000.
– Rafael Leao është afër 250 paraqitjeve në të gjitha turnetë me Milanin (aktualisht 249 ndeshje të luajtura, me 68 gola dhe 50 asiste). Që nga debutimi i tij për kuqezinjtë në sezonin 2019-’20, ai është i vetmi lojtar i Serisë A që ka shënuar të paktën 50 gola dhe ka siguruar të paktën 50 pasime fituese midis kampionatit dhe kupave.
– Asan Diao, i cili shënoi golin e tij të parë në Serinë A në ndeshjen e parë kundër “Djallit”, me një gol do të bëhej lojtari i Komos, që ka shënuar më shumë gola në kampionatin italian përpara moshës 20 vjeç (aktualisht pesë, i barabartë me Xhovani Miliorini-n dhe Bruno Susmel-in).


