TIRANË– Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka pritur komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos si edhe delegacionet respektive.
Ndërkohë në takimin e zhvilluar vihet re që ka qenë prezent edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Pas takimit në Kryeministri, në orën 10:40, do të mbahet konferenca për mediat.
Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj. Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi./Radar.al


