SHKODËR– Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një pesoni ka ndodhur në rrugën Shkodër–Koplik. Bëhet me dije se një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Ndërkohë viktima është Abaz Kuka, 57 vjeç, drejtues i automjetit.
Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Radar.al


