GREQI-Një ditë më parë u raportua për një ngjarje të rëndë ku shqiptari vrau bashkëshorten me thikë e më pas u hodh nga ballkoni duke mbetur edhe vet i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin grek, ndërsa lidhur me ngjarjen raportohet se gruaja doli e plagosur në ballkon, por bashkëshorti e tërhoqi brenda dhe e masakroi me thikë.
Çifti shqiptar ishin prindër të dy fëmijëve. Detajet të reja nga vrasja mizore e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, zbulojnë më tepër nga krimi i ndodhur në Sindos të Selanikut.
53-vjeçari goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Ai i ka shkaktuar plagë në bark dhe qafë, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes.
Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë, sipas protothema.gr./Radar.al


