Detaje të reja kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur në Greqi ku një shqiptar godit për vdekje me thikë gruan e tij pastaj u hodh nga ballkoni.
Burimet bëjnë me dije se 53-vjeçari shqiptari që u vetëhodh nga ballkoni i katit të dytë u dërgua në spitalin Papanikolaou në gjendje të rëndë.
Fatkeqësisht mësohet se ai nuk arriti që të mbijetojë duke humbur jetën.
Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij shqiptare, e cila ndërroi jetë si pasojë e pa plagëve të marra.
Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e krimit të rëndë në familje.
Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeç.




