Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor

    March 12, 2025
    Miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor

    TIRANË- Kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore do të lejohet në 17 zona kadastrale me vendndodhje në veri të vendit. Vendndodhja e 11 prej zonave kadastrale të lejuara do të jenë në njësinë administrative të Gruemirës në zonën e Malësisë së Madhe, 3 prej tyre në njësitë administrative të Postribës dhe 3 zona të tjera në njësinë e Rrethinës në Shkodër.

    Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale”.

    “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

    1.Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    2.Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr. 50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.

    3.Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

    Lecensimi për subjektet që do të lejohen të kultivojnë kanabisin për qëllime mjekësore dhe industriale parashikohet të nisin këtë vit.

    Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” nga institucionet janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, si udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe Ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

    Udhëzimi përcaktonte se tarifa prej 100,000 lekë do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me parë.

    Po ashtu në udhëzimin e miratuar më herët të Ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” përcaktonte se për analizimin metodat që do të ndiqen do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa në paketimin e produktit ndalohen të reklamohen të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin.

    Po ashtu u botua më herët në Fletoren Zyrtare edhe udhëzimi “Për mënyrën e hollësishme të asgjësimit të bimëve të cannabis-it”, ku përcaktohen 3 mënyra për asgjësimin e mbetjeve të cannabis-it mjekësor, nëpërmjet incenerimit, asgjësim me metoda kimike dhe trajtim në landfill nëpërmjet groposjes së materialeve./Monitor

    Kanabisi mjekësor Malësi e Madhe Postribe shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.