Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Legjenda Shevchenko analizon: Ja çfarë i mungon Milanit

    March 11, 2025
    Legjenda Shevchenko analizon: Ja çfarë i mungon Milanit

    Në tetë sezone si kuqezi, Andriy Shevchenko shënoi 175 gola në 322 prezenca, çka e bëjnë një legjendë të gjallë të Milanit. Ukrainasi ka dhënë një intervistë, pikërisht për të analizuar momentin e ish-klubit të tij.

    Si e gjykoni momentin që po kalon Milani?

    Nuk e shoh edhe aq mirë. Rezultatet nuk ndihmojnë, ka pak konfuzion, ka shumë polemika. E them këtë si tifoz i Milanit, si dikush që e do ekipin, që e do klubin dhe që i do tifozët. Mendoj se duhet të kemi ide më të qarta, sidomos për të krijuar një situatë më pozitive pas atij momenti të vështirë. Për shembull, fitorja kundër Leçes mund të ndihmojë shumë.

    Çfarë këshille do t’i jepnit Conceicaos në këtë periudhë?

    Ai po përpiqet të shpëtojë sezonin, të bëjë një ndryshim. Unë kam qenë edhe trajner, e di që një trajner mendon vetëm për të mirën e ekipit dhe të klubit, duke sakrifikuar veten e tij. Jam i bindur se Milani është gjithçka që ka në kokë Conceicao, që nga momenti kur zgjohet deri në momentin që shkon për të fjetur. Ai mendon vetëm se si të përmirësojë situatën e grupit. Unë besoj në profesionalizmin e çdo trajneri.

    A mund të shpëtohet ende ky sezon?

    Një sezon nuk hidhet tutje pa mbaruar, por tani te Milani duhen ide shumë të qarta për atë që dëshironi të bëni në sezonin e ardhshëm. Gjithmonë duhet menduar për më të mirën: në fushë, në çdo seancë stërvitore, në çdo minutë që duhet t’i kushtohet Milanit.

    Kë do të shpëtonit nga lojtarët?

    Nuk jam aty dhe nuk mbaj përgjegjësi. Shoh nga jashtë si një person që e do Milanin. Më intereson shumë që skuadra të kthehet si më parë, sepse është ekipi ynë. Nuk mund të jap këshilla, sepse nuk kam asnjë rol në klub.

    Sa i meriton kjo skuadër kontestimet e tifozërisë?

    Milani është një ekip i veçantë, sidomos për tifozët dhe historinë e tij. Nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ka bërë Milani. Historiku fle edhe për Kupat e Kampionëve, kampionatet, emrat e mëdhenj, lojtarët e mëdhenj, drejtuesit, presidentët, të gjithë ata që e kanë bërë Milanin një emër të madh.

    A i duhet Milanit një projekt i ri?

    Tani është momenti për të ndërtuar një projekt. Askush nuk ka një shkop magjik, por do të ishte mirë të kishte një linjë të saktë, një ide të qartë se ku synohet të shkohet.

    Pra, jeni kundër një revolucioni veror?

    Nevojitet më shumë qartësi. Të gjithë e dinë, ka shumë presion dhe shumë përgjegjësi kur je te Milani. Edhe në Milanin tonë kemi kaluar kohë të vështira. Por kishte një kapiten të vërtetë në fushë, si Paolo Maldini. Ka qenë një figurë e madhe si Adriano Galliani, ka pasur një klub që ka mbështetur gjithmonë lojtarët dhe trajnerët. Në kohë të vështira duhet të bashkohemi më shumë dhe të besojmë te projekti.

    intervistë Legjenda Andriy Shevchenko milan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.