MAT– Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Gjithashtu Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 të paradites.
Ende nuk janë të qarta arsyet që kanë çuar Malajn të largohet nga posti i kryebashkiakut ndërsa detyrat e tij pritet t’i kalojnë zëvendëskryetarit të Bashkisë së Matit.



