Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Portieri: Impenjim maksimal sot, Teuta nuk i trembet Elbasanit

    March 11, 2025
    Portieri: Impenjim maksimal sot, Teuta nuk i trembet Elbasanit

    Fitorja është një detyrim, teksa përballë do të kenë Elbasanin e vendit të pestë, që kërkon të afrohet edhe më shumë me Partizanin. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Angelo Tafas flet në lidhje me këtë duel. Portieri i Teutës thekson se skuadra duhet të tregojë impenjim maksimal pasi si çdo ndeshje, edhe kjo është e vështirë. Ai shprehet se rivali i Teutës për mbijetesën është vetëm kundërshtari i radhës.

    Dy javë pa sukses dhe një ndeshje e dobët kundër Bylisit, çfarë ndodhi?

    Kundër Bylisit e kishim përgatitur ndeshjen për fitore, por normalisht që u ndëshkuam nga një pakujdesi dhe kjo ndikoi psikologjikisht.

    Si e shikoni sfidën ndaj Elbasanit?

    Si çdo sfidë të radhës. Në këto javë ndeshjet kanë treguar që nuk ka sfida të lehta. Ekipet janë aty-aty në performancë. Elbasani ka një ekip me eksperiencë, ndërsa motivimi ynë është i lartë, pasi në fund të fundit çdo ndeshje është e barabartë me 3 pikë.

    Ka diçka që ju tremb para ndeshjes kundër verdhebluve?

    Jo, asgjë nuk më tremb, por siç e thashë, pres një ndeshje shumë të fortë. Nga ana jonë do të këtë një vlerësim dhe impenjim maksimal, sepse është shumë e rëndësishme. Kështu që nuk i trembem asgjëje, kam besim, pasi ne kemi ekipin dhe lojtarët me eksperiencë që dimë ta vlerësojmë çdo ndeshje njësoj.

    Cilin nga rivalët e shihni si më të rrezikshëm për mbijetesën?

    Ne kemi rival vetëm Elbasanin, sepse do të fokusohemi te ndeshja e sotme. Ndeshje pas ndeshje do t’i shohim se cilët mund të jenë rivalët më të fortë dhe jo të fortë. Unë e kam thënë që në këtë kampionat nuk ka diferenca.

    Fakti që keni pësuar shumë gola, a ndikon në renditje?

    Futbolli është edhe fat. E vërtetë që kemi pësuar shumë gola, por në disa raste jemi ndëshkuar nga disa momente mospërqendrimi. Gjithsesi, po punojmë që ta rregullojmë këtë./PanoramaSport

    Angelo Tafas Bylisi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    June 18, 2026

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    June 18, 2026

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.