Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Zbardhet debati në grupin e PD-së për shfuqizimin e ligjit të luftës në Greqi, tre deputetë kundër Bardhit

    July 17, 2024
    Zbardhet debati në grupin e PD-së për shfuqizimin e ligjit të luftës në Greqi, tre deputetë kundër Bardhit

    Kuvendi ka vendosur që ditën e enjte në rend të ditës një projektdeklaratë për marrëdhëniet me Greqinë.

    Pika më e rëndësishme e saj është kërkesa për Athinën që të heqë ligjin e luftës.

    PDIU e  Shpëtim Idrizit ka propozuar për projektdeklaratatën, ku ka marrë dakordësinë në parim të socialistëve dhe demokratëve për ta votuar, por ka pasur edhe zëra kundër.

    Burimet thonë se në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar ditën e sotme kanë qenë tre deputetët Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Bujar Leskaj të cilët kanë propozuar që projektdeklarata të mos marrë votën pro të demokratëve.

     “Nuk duhet ta votojmë këtë projektdeklaratë, pasi në opinion mund të konsiderohemi si shtojcë e qeverisë”, mësohet të kenë thënë tre deputetët.

    Ndërsa Gazment Bardhi ka mbrojtur qëndrimin që projektdeklarata duhet të marrë votën pro të demokratëve pasi kjo është një çështje kombëtare.

    Tritan Shehu për burimet thotë se problemin e ligjit të luftës e kishte ezauruar Traktati i Miqësisë mes dy vendeve, që sipas demokratit, u la të shfuqizohej nga kryeministri Rama që nuk kërkoi rinovimin e dokumentit.

    “Unë kam qenë ministër i Jashtëm dhe gjithmonë e kam konsideruar atë çështje një atavizëm pa sens. Sidomos mbas hyrjes në fuqi të Traktatit të Miqësisë, që është akti më i rëndësishëm në historinë e dy vendeve tona dhe që kishte efekte mbi çdo akt tjetër, përfshi dhe atë të ashtu quajtur ligj lufte. Fatkeqësisht aktualisht ai traktat kaq i rëndësishëm është shfuqizuar, se ka kaluar afatet e tij. Rama e la të shfuqizohet atë akt thelbësor pa kërkuar rinovimin apo ripërsëritjen e tij, siç kërkohet në nenin 20. Duke krijuar kështu qëllimisht vakum, probleme artificiale, e dëmtuar marrëdhëniet strategjike Shqipëri- Greqi”, tha Shehu.

    Sipas Shehut  “Për ne ai ligj lufte nuk ekziston. Në qoftë se dikush në Athinë e mban në ndonjë sirtar, është çështje e tij dhe e atyre që janë kompetent për të deklaruar mos ekzistencën. Ne nuk ka pse të negociojmë e as të bëjmë kompromise për diçka që është zero. Ky është qëndrimi im në përgjithësi, pra jam dakord me çdo thirrje në këtë drejtim edhe ndaj ndonjërit që e quan aktiv atë në Greqi. Në lidhje me deklaratën unë kisha vërejtje në çështjet e referimit të saj gjate argumentimit dhe jo në esencë”.

    Një tjetër shpjegim për qëndrimin e tij kishte Luan Braçi

    “Rezolutat kur hartohen dhe duhet të votohen nga të dyja palët, duhet të hartohen nga të dyja palët, jo njëra palë e harton si do vet dhe ne duhet te votojmë, rezolutën që harton mazhoranca. Pra duhet të hartohet në mënyrë të përbashkët dhe të kalojë në komisionin përkatës, të miratohet nga të dy palët paraprakisht dhe patjetër që votohet nga të dy palët! Kjo besoj është e drejta, pra kam kontestuar mënyrën se si procedohet dhe që deputetët duhet të bëhen me dije, paraprakisht për tekstin dhe të dakordohen me të dhe pastaj të votohet. Pra jam dakord dhe do ta votoj, por mënyra si procedon mazhoranca nuk është e duhura!”.

    Bardhit kuvendi PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.