Në një intervistë të dhënë së fundmi në Top Albania radio, ish-banori i “BBVA4”, Tiri ka komentuar më shumë gjendjen e Gjestit brenda këtij formati.
Sipas tij ekzistojnë disa dyshime që Gjesti të mund të rrëmbejë çmimin e madh.
Kjo pasi Gjesti ka patur një ndikim të madh dhe ka arritur të fitojë shumë simpatinë e publikut, por ai është një person shumë i ngarkuar emocionalisht, që e mban veten përbrenda.
Ndaj Tiri mendon se kjo mund ta pengojë atë për të arritur fitoren e spektaklit.
Tiri: Unë mendoj që Gjesti e ka fituar ‘BB’. Nuk mendoj që do ta fitojë çmimin e madh, për arsye se e kam parë aty brenda shumë të ngarkuar. Është tip që nuk e tregon veten, ka vetëm ato momente që ti i dallon që në sytë e tij. Është shumë i ngarkuar dhe nuk mendoj që do ta çojë deri në fund këtë garë.
View this post on Instagram


