Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE: Serbia me sjelljen e saj po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

    March 8, 2025
    BE: Serbia me sjelljen e saj po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

    Kosova nuk arriti të marrë statusin e të ftuarit special në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo pengesë e radhës në KiE Kosovës iu bë me kërkesë të Serbisë.

    Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbiame sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u ndërmjetësua nga BE-ja. Në këtë marrëveshje, mes të tjerash, thuhet se “Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

    Por, në fund të javës, Kosova, me kërkesë të Serbisë, sërish u la jashtë agjendës për në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe këtë e bëri të njohur vetë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

    “Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Bërnabiq, para deputetëve të parlamentit serb.

    Serbia, vitin e shkuar, kishte formuar edhe një grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës nëKëshillin e Evropës. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten (07.03.2025) për mediet në Bruksel se “Serbia qartazi po i shkel detyrimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes saj dhe Kosovës më 2023”.

    “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është një shkelje e qartë e detyrimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit. Ky obligim përmendet në nenin 4 të Marrëveshjes, ku flitet për moskundërshtimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së.

    Marrëveshja e Ohrit ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë

    Marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi ta nënshkruante, por BE-ja ngul këmbë se marrëveshja, megjithatë, është ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe duhet të zbatohet në tërësi.

    Në fillim të vitit 2024, Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndonëse kishte shpresa për një shumicë votash, por në fund u kushtëzua për faktin që qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky ishte edhe kushti kryesor për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pranuar një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, të cilët shprehnin mbështetje për propozimin e draftit të BE-së për Asociacionin dhe jo vetëm për zotimet e Prishtinës, pa hapa konkretë.

    “Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një ‘propozim xhentëlmenësh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Si i tillë, ai gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale; Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, thuhej në letrën e tre udhëheqësve evropianë.

    Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të refuzojë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim propozimin e BE-së për Asociacionin, duke thënë se ai është një draft evropian dhe jo i qeverisë së Kosovës. Kurti vazhdon të këmbëngulë që Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 fillimisht duhet të nënshkruhet nga Serbia dhe Kosova si tërësi, dhe pastaj të fillohet me zbatimin e pikave të saj.

    Këshilli i Evropës, ku Kosova po synon të anëtarësohet, është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit./DW

    BE KiE Marrëveshja e Ohrit Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.