Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Opsionet e Kurtit për krijimin e koalicionit, cili do të mund të funksiononte

    March 7, 2025

    Në një anketë të publikuar ditë më parë në ueb-faqen tonë, i kemi pyetur lexuesit e Radios Evropa e Lirë se kush, sipas parashikimeve të tyre, do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. Mes tri opsionesh – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me minoritetet, Lëvizja Vetëvendosje me një parti opozitare, apo partitë opozitare – 60 për qind e pjesëmarrësve kanë votuar për të parin.

    Anketa si kjo, diskutime e kalkulime na kanë parë sytë që tri javë, gjithandej.

    LVV-ja, që aktualisht është në pushtet dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është zotuar se do ta formojë sërish Qeverinë.

    Udhëheqësi i saj, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara:

    “Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime tjera sa u përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe kemi dalë fitimtarë, dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë Qeverinë e re”.

    Si mund ta bëjë LVV-ja Qeverinë e re?

    Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Kurti ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni me partitë e mëdha shqiptare që janë në opozitë – Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Edhe këto tri parti opozitare kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Kurtin.

    Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

    Por, kjo parti duket se do t’i ketë 48 vende deputetësh, në Kuvendin e përbërë prej 120 sosh.

    Për ta formuar Qeverinë, një mandatari i duhen të paktën 61 vota.

    Analistët politikë besojnë se Kurti llogarit në skenarin e formimit të Qeverisë me minoritetet joserbe, që i kanë 10 vende, si dhe në lëvizjet që mund t’i bëjnë disa deputetë të opozitës aktuale, “për pozita ministrore”.

    Udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është në koalicion me
    AAK-në, ka thënë hapur se nuk ka “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

    Por, për politologun Dritëro Arifi, Kosovës nuk i duhet një qeveri “e brishtë” në situatën aktuale gjeopolitike në botë.

    “Një parti e vetme, si Vetëvendosje, me një koalicion kaq të vogël dhe të brishtë, do ta ketë të pamundur që t’i realizojë kërkesat që mund të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

    A mund të bëhet një Qeveri PDK-LDK-AAK?

    I pyetur për kërkesat eventuale, Arifi vlerëson se mund të mos bëhet më fjalë vetëm për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe:

    “Çka nëse kërkohet diçka më shumë, sa jemi të gatshëm të lëvizim në këto ndryshime të mëdha globale? Mund të kërkohen shumë gjëra, nuk po aludojmë shumë, por po e marrim vetëm një: çfarë nëse kërkohet ndryshim i kufirit? Çfarë jemi të gatshëm ta bëjmë dhe si do ta bëjmë? Ky është mëkati më i madh, që një shoqëri e tërë nuk ka përgjigje”.

    Në rast se partia fituese nuk arrin ta formojë Qeverinë brenda dy javësh, atëherë presidentja detyrohet të mandatojë atë parti ose grup që e bind se mund ta formojë atë.

    Për Arifin, edhe nëse kjo nënkupton koalicion mes tri partive të mëdha shqiptare, PDK-LDK-AAK, pamja është sërish e zbehtë, për faktin se nuk garantohet stabilitet.

    Cili kombinim do të mund të funksiononte?

    Arifi mendon se një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së do të ishte më i miri për Kosovën, sepse ashtu, sipas tij, do të mund të tejkalohej edhe kriza për pozitën e presidentit, pasi Osmanit t’i skadojë mandati vitin tjetër.

    I pyetur se sa ka mundësi të funksionojë një koalicion i tillë, se sa janë afër në ideologji këto parti, Arifi beson se asnjëri subjekt politik në Kosovë nuk ka dallime në këtë drejtim, dhe se që të gjithë e kanë thuajse të njëjtin koncept:

    “Nëse i shikoni vetëm debatet dhe fjalimet, gjithçka në Kosovë sillet rreth sektorit publik, rritjes së pagave. Botëkuptimi i politikëbërjes është shumë i ngushtë. Nuk kanë dallim të madh”.

    Megjithatë, sipas Arifit, një koalicion LVV-PDK do të mund të funksiononte, nëse partitë fokusohen në 6-7 prioritete, në mënyrë që rezultati të jetë “pozitiv për shoqërinë dhe për shtetin”.

    Rëndësinë e stabilitetit në Kosovë e ka përmendur edhe faktori ndërkombëtar.

    Më së voni, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që Kosova duhet të ketë një Qeveri stabile, teksa ka pohuar se aleanca ushtarake do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën./REL

    Kurtit Mark Rutte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    April 22, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit/Riorganizim në Antiterror dhe Forcën Operacionale, emërohen drejtues të rinj

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.